Zyrtarisht një kategori më poshtë, klubi i njohur shqiptar drejt 'zhdukjes': Kemi luajtur pa lekë këtë sezon!

17 Prill 2022, 18:56| Përditesimi: 17 Prill 2022, 18:58

  • Share

Një klub mjaft i njohur në Shqipëri, ai i Shkumbinit, i cili prej vitesh ndodhet në gjendje shumë të dobët që nga krijimi i tij si klub, zyrtarisht ka prerë biletën për rënien nga kategoria. 

Pas humbjes së thellë 6-0 me Pogradecin, peqinasit do të zbresin sezonin e ardshëm në Kategorinë e Dytë, nga e cila do të ngjitet tashmë një ekip tjetër me histori, Flamurtari i Vlorës.

Vetë klubi i Shkumbinit ka reaguar në Facebook pas humbjes së thellë, duke i falenderuar djemtë dhe po ashtu duke zbuluar se të gjithë këtë sezon kanë punuar e luajtur në fushë pa para.

"E vështirë është ta themi por skuadra mund të mos ekzistojë më nga viti tjetër, klubi i nje qyteti që e do futbollin dhe e sheh atë si të vetmin argëtim, mund të mos ekzistojë më kurrë," shkruan më tëj në postim klubi i Shkumbinit të Peqinit.

G.B./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ca bohet: 17/04/2022 19:03

    Nuk ju vjen mbrapa Dash Sula me pistolet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?