Meliza Haradinaj-Stublla dhe Petar Petroviç

Zyrtarit serb Petroviç i refuzohet kërkesa për të hyrë në Kosovë/ Ministrja e Jashtme Haradinaj-Stublla: Serbia vazhdon të sillet në mënyrë destruktive, le të qëndrojnë larg!

14 Janar 2021, 10:50| Përditesimi: 14 Janar 2021, 10:55

  • Share

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla përmes një postimi në rrjetin e saj social Facecook, ka bërë me dije se drejtorit i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petroviç i është ndaluar hyrja në vend.

Haradinaj-Stublla në postimin e saj ka theksur se Kosova vazhdon të sillet në mënyrë destruktive, duke renditur edhe disa prej tyre:

Duke vazhduar shkeljet e maltretimet me arrestime arbitrare e mbajtje ilegale të qytetarëve të Kosovës (i fundit javën e kaluar!);

Duke përdorur rrugë të paligjshme dhe klandestine për të futur ‘vaksina’ të dyshimta në Kosovë me qëllim rrezikimin e sigurisë shtetërore dhe shëndetit publik

Duke tentuar rikthimin e fushatës kundër shtetësisë së Kosovës - së fundmi duke i kërkuar Katarit që ‘të mos lobojë për Kosovën’ duke shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjet e Washingtonit e të Brukselit

Duke rritur provokimet, kërcënimet, sjelljet e ulëta, dhe lojërat e ndyra që po sjellin pasiguri dhe destabilizim në rajon e më gjerë!

“Andaj, le të qëndrojnë larg Kosovës!”, shkruan ajo në fund të postimit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?