Sport

Zyrtarizohet brenda 24 orësh, e konfirmon Derby: I kemi dhënë leje Lampard për të biseduar me Chelsea-n

25 Qershor 2019, 15:33| Përditesimi: 25 Qershor 2019, 15:36

  • Share

Frank Lampard sipas të gjitha gjasave do të jetë trajneri i ardhshëm i Chelsea-s. Sipas mediave në Angli ish-futbollisti i kësaj skuadra brenda 24 orësh do të ulet në pankinë e londinezëve, të lënë bosh nga Sarri që u largua drejt Juventusit.

Një lajm të tillë e konfirmon edhe postimi i klubit të Derby-t, ku aktualisht drejton Lampard. Në faqen zyrtare ata kanë shkruar se i kanë dhënë leje Chelsea-s për të biseduar me ish-futbollistin për ta transferuar në Londër.

Për të mbyllur marrëveshjen mes palëve thuhet se Chelsea do të paguajë një shumë prej 4 mln paundësh. Ajo që bindi klubin londinez për Lampard është se ai në sezonin e tij të parë me Derbin arriti ta ngjisë skuadrën në ‘Premier League, ndërsa humbi titullin e Championship në finalen me Aston Villa.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?