Sport

Zyrtarizohet edhe largimi i Zidan nga Reali, Juventus mbyll gjithçka për rikthimin e Allegrit! Inter përfundon te Sarri

27 Maj 2021, 13:32| Përditesimi: 27 Maj 2021, 15:46

  • Share

Zinedin Zidan dhe Real Madrid kanë ndërprerë për herë të dytë bashkpunimin sot. Trajneri francez ka kërkuar largimin nga klubi pas një sezoni poshtë pritshmërive, pasi ‘galaktikët’ e mbyllën sezonin pa asnjë trofe, diçka e cila nuk ndodhte që prej vitit 2010. Largimi i tij nuk ishte befasi, pasi diçka të tillë e kishtë paralajmëruar vetë francezi më herët.

Mediat në Spanjë shkruajnë se zëvendësuesit e trajnerit më të suksesshëm në historinë e Real Madrid mund të jenë legjenda Raul dhe Masimiliano Allegri. Gjithsesi së fundi shumë kuota ka marrë edhe Antonio Conte, i cili vetëm një ditë më parë u largua nga Interi pas një sezoni ku fitoi Seria A.

Lajme të bujshme përsa u përket trajnerëve vijnë edhe nga Italia. Edhe pse shihej si zëvendësuesi i Conte-s te Inter, Allegri mund të zyrtarizohet shumë shpejt si trajneri i ri i Juventusit. Ky do të ishte një rikthim për bardhezinjtë, që nga ana tjetër pritet të shkarkojnë shumë shpejt Pirlo-n, që bëri një sezon zhgënjyes.

Për ta bindur të rikthehet pas dy vitesh Juventus i ka ofruar Allegrit një kontratë më të majme se 7 milionë euro në sezon, aq sa ç’ishte kur u largua. Për më tepër strategu italian thuhet se ka gjetur marrëveshjen për tre sezone të ardhshme.

Ndërkohë lëvizje ka edhe te Interi, që çdo sekond që kalon humbet pistën Allegri. Momentalisht zikaltërit kampionë të Seria A po mendojnë për Sarri-n që sezonin e fundit ishte pushim pas shkarkimit nga Juventus. Edhe Inter, ashtu si Juventus, po mendon një kontratë 3-vjeçare me trajnerin e ri.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?