Është mbyllur procesi i numërimit të Primareve në bashkitë e qarkut Gjirokastër në kuadër të kandidatëve të cilët pritet të kandidojnë në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Dorjan Lani ka dalë fitues në bashkinë e Gjirokastrës me 291 vota kundrejt 48 votave të marra nga Enkelejda Mushi dhe 34 votave të Telnis Skuqit.
Në Memaliaj, ka fituar Albert Malaj i cili ka mundur Bukurosh Akdinin duke siguruar në total 300 vota kundrejt 20 votave të siguruara nga kandidati përballë tij. Katër vota u shpallën të pavlefshme.
Po ashtu në Tepelenë është mbyllur numërimi dhe fitues ka dalë Baftjar Imeri me 109 vota kundrejt Hysni Kasëmit me 71 vota. Ndërkohë që 3 vota u shpallën të pavlefshme.
Në Këlcyrë është shpallur fitues Arjan Kasaj me 171 vota përballë 39 votave të marra nga Edmon Nano. Një votë u shpall e pavlefshme.
Në bashkinë e Libohovës është shpallur fitues Adil Xhelili i cili ishte kandidat i vetëm në këto zgjedhje. Në total kanë marrë pjesë 282 persona dhe rrjedhimisht 282 vota kanë shkuar për Xhelilin.
Lajmi kryesor:
Përfundon votimi për primaret, Berisha: Procesi s'ishte i përsosur! 7 bashki në balotazh! Ja disa prej fituesve
B.V/ReportTv.al