Prokuroria e Korçës ka vendosur të mos pajtohet me vendimin e pafajësisë të dhënë nga gjykata e këtij qyteti ndaj specialistes së hipotekës Devoll, Valbona Beshi. Nisur nga kjo situatë prokurori i çështjes Gentian Stoja, pak ditë më parë ka vendosur të apelojë vendimin e pafajësisë në gjykatën e Apelit Korçë duke kërkuar dënimin e Beshit me 1 vit e 6 muaj burgim për akuzën e “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Prokurori Stoja i kërkoi trupit gjykues dënimin e Beshit, me 2 vite burgim për akuzën e korrupsionit, ndërsa e pandehura Valbona Beshi nëpërmjet avokatit mbrojtës kërkoi një dënim më të butë në masën 1 vit burgim, duke kërkuar konvertim me 60 orë punë të detyruar në komunitet.
Vetë e pandehura ka deklaruar në seancë “...jam dakort me avokatin mbrojtës...”. Pra ndryshe nga sa ka vendosur gjykata e Korçës, vetë e pandehura Beshi kërkoi një dënim në masën 1 vit burgim, duke kërkuar konvertim me 60 orë punë të detyruar në komunitet, por gjykata e shpalli të pafajshme. Sipas vendimit të gjykatës “...rezulton qartë se planet e rilevimit janë kryer nga eksperti Gjergji Janollari dhe ai për këtë punë është shpërblyer në masën 20,000 lekë, konkretisht lekët e marrë nga e pandehura rezultojnë në bazë të provave të dosjes hetimore që ti jenë dhënë ekspertit Gjergji Janollari. Pavarësisht deklarimit verbal të të pandehurës se planet e rilevimit do ti bëjë Gazi (pra bashkëshorti i saj), nuk provohet që ai ti ketë kryer ato...”.
Gjyqtarja e Korçës Flojera Davidhi më tej në vendimin e saj shton se:”...veprimit e të pandehurës mund ti ngarkohet një dënim “moral” apo qoftë edhe shkelje e disiplinës në punë, e cila në varësi të vlerësimit që i bën organi punëdhënës shkeljes në disiplinë ose etikës, mund ta ngarkojë edhe me masë disiplinore, por kurrsesi veprimi i të pandehurës nuk përbën vepër penale...”. Por prokurori i çështjes Gentian Stoja në vendimin e Apelimit ku kërkon dënimin e Valbona Beshit, thotë se ish-punonjësja e zyrës së Hipotekës Devoll, ka përvetësuar sasinë e 200 mijë lekëve në ambjentet e zyrës së shtetit, dhe e gjithë sasia e parave ishte marë për qëllimi përvetësimi.
Valbona Beshi
Bisedat mes përgjegjëses Valbona Beshi dhe qytetarit
Dita e parë:
Qytetari-Më jep një rrugëzgjidhjet si të bëj?
Punonjësja e ZRPP-Mirë, apliko atëherë.
Qytetari-Tani më jep një rrugëzgjidhje si të bëj unë?
Punonjësja e ZRPP-Ti shikoj me vëmendje kështu një ditë, të shkoj lartë një ditë tjetër të them këtë ke në rregull.
Punonjësja e ZRPP-Ti shikoj njëherë e pastaj të them. Po dole një ditë tjetër se sot nuk i kontrollij të gjitha, të hënën ti kontrolloj mirë se çfarë kanë edhe kush mund të...
Qytetari-Po sorollatem, ka tre vjet.
Punonjësja e ZRPP-E mirë, po thonë që bëhen, skicat do ti bësh s’ke ça bën.
Qytetari-Po skicat i bën nëqoftëse i kam gabim do ti bëj, po është kosto e lartë ti Bona, shumë kosto e lartë. Tani mundësisht po të kesh mundësi mos më sorollat.
Punonjësja e ZRPP-E vetmja gjë që mund të them mundet ti rregullosh.
Dita e dytë:
Punonjësja e ZRPP-Nuk do heqësh asnjë gjë, thashë mund të rregullohen këto.
Qytetari-Me ixhiner bëhet?
Punonjësja e ZRPP-Me inxhiner se i pashë, kanë mundësi për tu rregulluar.
Qytetari-Po venë shumë mo Bona.
Punonjësja e ZRPP-Lidhesh me...
Qytetari-Llogarite sa merr topografi.
Punonjësja e ZRPP-Ti do të bësh 1,2,3 të babait.
Qytetari-Një të babait venë katër...
Punonjësja e ZRPP-Po kaq 200,000 lekë kaq të bëjnë. Katër me 50, 200 të bëjnë.
Qytetari-Po tani, te cili do t’i bëj këto?
Punonjësja e ZRPP-Te Gazi (bashkëshorti).
Qytetari-Ka certifikatë?
Punonjësja e ZRPP-PO ka
Qytetari-Po ku ta gjejë Gazin?
Punonjësja e ZRPP-Po ja, ja them unë.
Qytetari-Po sa e bën njëri ai?
Punonjësja e ZRPP-Po të thashë, ja 1,2,3,4, me 50, 200 (mijë lekë).
Qytetari-Me 50 (mijë)? Kur të vij unë?
Punonjësja e ZRPP-Më jep numrin e telefonit, të marr unë.
Dita e tretë:
Punonjësja e ZRPP-Ti e di, lerë si të duash, 2900 metra...
Qytetari-2900 metro, 100 metro më pak hajde munde ta lemë këtë.
Punonjësja e ZRPP-Si të duash.
Qytetari-Po lërë është me kosto tani.
Punonjësja e ZRPP-Po prandaj po të them.
Qytetari-Po llafos, sa?
Punonjësja e ZRPP-Në qoftë se ta lejë, e di si është puna kostoja është 60,000 lekë, ama 60,000 lekë e rregulloj. Ok, ti rregulloj unë këto, pastaj kur të vish më datën 28 ti kesh gati, mirë?
Qytetari-Në rregull.
Dita e katërt:
Qytetari-Bona mirë, ç’bën mo?
Punonjësja e ZRPP-Ti sjell nëser unë.
Qytetari-Kur?
Punonjësja e ZRPP-Nëser ti sjellë.
Qytetari-Ti e di.
Punonjësja e ZRPP-Ti sjellë nesër?
Qytetari-E mirë, mirupafshim.
Dita e pestë:
Qytetari-Bona?
Punonjësja e ZRPP-Vërtetiu nja një çerek ore, do t’i sjellë.
Qytetari-Mos më vono.
Pas 45 minutash, punonjësja e ZRPP e merr në telefon.
Punonjësja e ZRPP-Kjo është për ty, që do të bësh deklaratë personale, këtu ja të shënoj unë.
Qytetari-Bëhet tek noteri?
Punonjësja e ZRPP-Te këta, meqënëse janë me nga një kopje dhe mos thotë gjë ai.
Qytetari-Po te këta do vete.. Tani sa vete kjo e inxhinierit?
Punonjësja e ZRPP-Katër që u bën venë 200 (mijë lekë).
Qytetari-200,000 (lekë të vjetra). Nga 50 mi zure?
Punonjësja e ZRPP-E, këtë ta kam lënë veç, këtë ta kam lënë veç
Qytetari-50,1,2,3,4,5,6,7,8. Pesëdhjetë, tetë herë dy gjashtëmbëdhjetë, 160 e 50, 210 (mijë lekë të vjetra). Shikoj një çikë, 200 the mo? E kisha llogaritur për 60 prandaj them.
Punonjësja e ZRPP-1,2,3,4,5,6,7,8. Një qind e ...
Qytetari-60...
Punonjësja e ZRPP-160 (mijë lekë të vjetra). Nëm atë 20, merre atë (50 mijë lekë të vjetra).
Qytetari-Urdhëro një 20.
Punonjësja e ZRPP-Edhe një tjetër edhe. Ja 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10, në rregull?
Qytetari-Në rregull. Ore plasa, kam tre vite për 200,000 lekë.