Marina Yankina, zyrtare ruse

Vetëvritet zyrtarja e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, zyrtarët ukrainas: Vdekja e saj nuk është e para në mesin e tyre

16 Shkurt 2023, 21:00| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 21:25

  • Share

Një zyrtare ruse e mbrojtjes ka vdekur pasi thuhet se ka bërë vetvrasje duke u hedhur nga dritarja e një ndërtese në Shën Petersburg, sipas raporteve të mediave lokale.

Trupi i 58-vjeçares Marina Yankina, e cila drejtonte Departamentin e Mbështetjes Financiare të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse në Distriktin Ushtarak Perëndimor të Shën Petersburgut, u gjet të mërkurën në mëngjes.

Nga informacionet e deritanishme është thënë se ajo kishte lënë dokumente në ballkon përpara se të hidhej nga  160 metra lartësi. Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrit të punëve të brendshme të Ukrainës, komentoi të enjten vdekjen e Yankina në tëitter.

"Marina Yankina, shefe e departamentit financiar në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, u gjet e vdekur. Ajo ra nga dritarja. Vdekja e saj nuk është e para në mesin e zyrtarëve të lartë rusë në vitin e kaluar", shkroi ai në tëitter. 

Hetuesit rusë pretendojnë se bëhet fjalë për “vetëvrasje”, por vdekja e saj vjen vetëm disa ditë pasi gjenerali rus Vladimir Makarov, të cilin presidenti rus Vladimir Putin e kishte shkarkuar së fundmi, u gjet i vdekur jo larg Moskës.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?