Elektroshok

Të mendosh është njerzore dhe përherë e pranishme në jetën tonë, të reflektosh në mënyrë kritike dhe të kesh guximin për të ndryshuar opinionet dhe idetë tuaja është diçka e pazakontë.

Ka edhe një rrugë të mesme e cila përbën qëllimin e këtij emisioni dhe është lindja e dyshimeve në mendjet ku ka zotëruar gjithmonë rutina dhe skematikja.

Ky “Elektroshok” është një shkundje nga rutina, është krimbi i dyshimit që e zgjon trurin e fjetur dhe i paraprin ndoshta diçkaje të re, shpresëdhënëse, të shumëpritur – që pakujtuar mund të marrë formën e një mendimi kritik!

E Premte, në orën 22:00