• Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Janar 2025 – Receta/ Nxënësit ekselentë / Rrëfehet Renada Caci

    9 Janar, 16:51

“RREZE DIELLI”

Miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë. 
Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji.
Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje.

E hene - e premte, ora 10:10

Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Janar 2025 – Receta/ Nxënësit ekselentë / Rrëfehet Renada Caci

9 Janar, 16:51

<p>Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije p&euml;r teleshikuesiet e &ldquo;Rreze Dielli&rdquo;. Recetat e p&euml;rzgjedhura p&euml;r dit&euml;n e sotme ishin: Tort&euml; e kripur me presh / Pat&euml;llxhan&euml; t&euml; skar&euml;s n&euml; vaj e spec djeg&euml;s / Sup&euml; me perime.</p><p>T&euml; ftuar n&euml; &ldquo;Rreze Dielli&rdquo; tre nx&euml;n&euml;se t&euml; ekselenc&euml;s nga gjimnazi Petro Nini Luarasi n&euml; kryeqytet. Ata jan&euml; krenaria dhe d&euml;shmia e pun&euml;s s&euml; palodhur q&euml; tregojn&euml; se kur talenti investon n&euml; dije, rezultatet jan&euml; t&euml; jasht&euml;zakonshme. &Ccedil;do vit shum&euml; nx&euml;n&euml;s nga t&euml; gjitha shkollat e mesme vler&euml;sohen si ekselent&euml; nga rezultatet e larta me 10-t&euml; absolute, duke u b&euml;r&euml; k&euml;shtu model frym&euml;zimi p&euml;r brezat q&euml; vijn&euml; pas. Ester Bakalli, Glevia Lleshi dhe Ada Ko&ccedil;illari, tre maturantet ekselente rr&euml;fejn&euml; sfidat dhe d&euml;shirat e s&euml; nes&euml;rmes si dhe theksojn&euml; se ato shpesh jan&euml; t&euml; keqkuptuar sidomos nga bashk&euml;moshatar&euml;t e tyre dhe d&euml;shirojn&euml; t&euml; thyejn&euml; mitin se nx&euml;n&euml;sit ekselent&euml; jan&euml; t&euml; gjithansh&euml;m, jan&euml; m&euml; t&euml; mir&euml;t n&euml; shkoll&euml;, por dhe mjaft aktiv&euml; n&euml; jet&euml;n sociale, n&euml; sport dhe n&euml; art. Bised&euml;s n&euml; studio i bashkohet n&euml;p&euml;rmjet nj&euml; lidhje skype dhe Drejtoresha e Politikave Arsimore n&euml; Bashkin&euml; e Tiran&euml;s, Arjola Byzyka, e cila tregon sa &euml;sht&euml; numri i t&euml; rinjve ekselent&euml; sot n&euml; Tiran&euml; dhe si i stimulon Bashkia k&euml;ta t&euml; rinj q&euml; jan&euml; e ardhmja e vendit.</p><p>E ftuar n&euml; emisionin &ldquo;Rreze Dielli&rdquo;, Renada Caci, ish- aktorja e mir&euml;njohur e &ldquo;Portokallis&euml;&rdquo; q&euml; t&euml; gjith&euml; e njohin me emrin dhe rolin e saj m&euml; t&euml; spikatuar at&euml; t&euml; &ldquo;Luzes&rdquo;. Ajo prej pak kohe &euml;sht&euml; n&euml; pozicionin e moderatores n&euml; Televizionin Publik Shqiptar, duke intervistuar shum&euml; t&euml; ftuar nga t&euml; gjitha fushat. Renada gjithashtu u b&euml; shum&euml; virale pak koh&euml; m&euml; par&euml;, pasi humbi shum&euml; kilogram&euml;, gj&euml; q&euml; la ndjek&euml;sit e saj t&euml; habitur nga transformimi, plot 30 kilogram&euml; m&euml; pak. Sot ajo do t&euml; ndaj&euml; me publikun e &ldquo;Rreze Dielli&rdquo; disa t&euml; path&euml;na nga karriera dhe sekretin e dob&euml;simit t&euml; saj.</p>

Emisione te tjera ne Rreze Diell