Bota vajton Papa Françeskun, Argjentina do të mbajë shtatë ditë zie
Papa Françesku, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare, është vajtuar në mbarë botën nga miliona besimtarë e qytetarë të të gjitha feve. Në shumë vende janë zhvilluar lutje dhe homazhe, ndërsa në kishat katolike janë ndezur qirinj në nderim të jetës dhe misionit të tij.