Dhunë në protestën e studentëve në Serbi, protestuesit përleshen me policinë! Kërkohen zgjedhje të parakohshme
Policia serbe u përplas të shtunën në mbrëmje me protestuesit antiqeveritarë, të cilët kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe fundin e sundimit 12-vjeçar të Presidentit Aleksandër Vuçiç. Godinat qeveritare u rrethuan me policë, ndërsa paralelisht në protestë ishin mbledhur edhe turma mbështetësish pro Vuçiçit.