Fotogaleri

Drejt formimit të qeverisë së re, Begaj dekreton 16 ministrat e qeverisë ‘Rama’! Mungon ‘Diella’

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emrat e 16 ministrave të rinj të kabinetit Rama. Dekretet tashmë do të t’i kalojnë Kuvendit, ku qeveria Rama 4 pritet të marrë votëbesimin në Kuvend, në një seancë që mund të zgjasë dy ditë, të enjten dhe të premten.  Më tej, kabineti i ri, do të duhet të betohet mbi kushtetutë në Presidencë.

Por, në dekretet e Presidentit Begaj, mungon ministrja virtuale “Diella”, e cila për momentin është vetëm në nenin 2 të dekretit të parë të Presidentit. Ky i fundit përveçse emëroi Edi Ramën, kryeministër, specifikoi se ushtron edhe përgjegjësinë "për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”.

2025-09-15 17:16:12