Fortlumturi Joani zgjidhet drejtuesi i Kishës Ortodokse: Detyrën do ta zbatoj me devotshmëri!
Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse ka zgjidhur Kryepeshkopin e ri. Anastas Janullatos do të pasohet nga Joan Pelushi, Mitropoliti i Korçës. Qindra besimtarë e pritën me duartrokitje Kryebariun e tyre shqiptar duke e brohoritur si të denjë. Ceremonia e fronëzimit, do të mbahet pas dy javësh, më 29 mars.