Gaza/ Izraeli dhe Hamasi 'ok' për fazën e parë të planit të paqes! Trump: Pengjet do dorëzohen së shpejti, IDF të tërhiqet! Palestinezët festojnë në rrugë
Familjarët e pengjeve kanë shprehur falenderime për Trump, ndërsa në rrugët e Gazës, palestinezët kanë dalë duke festuar. IDF do të tërhiqet nga pjesa më e madhe e Rripit të Gazës (duke mbetur vetëm në Rafah) brenda 24 orëve të ardhshme. Presidenti i SHBA-së zhvilloi një telefonatë me Netanyahun, i cili e ftoi atë në Knesset.