‘HiStory’, ‘Gërdeci’, historia e një afere kriminale që kishte qëllim fitimin e mln dollarëve
Nga sot, e premte (7 shkurt 2025) ora 22:00, në ekranin e Report Tv vjen çdo javë një emision i ri, fokusuar te historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Emisioni me emërtimin “HiStory”, përbëhet nga dokumentarë të ndryshëm, të cilët do të transmetohen sipas një ideje krejt të re.
Të ndarë në disa pjesë, dokumentarët do të shoqërohen, pas transmetimit të çdo pjese, edhe me një bisedë në studio, mes prezantuesit Denis Minga dhe autorit të tyre, gazetarit Ferdinand Dervishi.
Sot në episodin e parë të ‘History’ trajtohet shpërthimi i 15 marsit të 2008 në Gërdec që mori jetën e 26 njerëzve të pafajshëm dhe la pa shkatërrime me pasojën enjë bombe atomike. Historia e një afere kriminale që kishte qëllim fitimin e miliona dollarëve dhe një proces gjyqësor që u minuar nga politika.