Fotogaleri

Jahti super luksoz me flamurin e Maltës, ankorohet në Portin e Durrësit

Ditën e sotme në Portin e Durrësit është ankoruar një jaht luksoz që mbante flamurin e Maltës. Sipas njoftimit të Autoritetit Portual, ajo që ra në sy në kalantën nr.4 ishte prezenca e një jahti të tipit MY Curiosity, nga kompania Nicolini.

Jahti përmban një superstrukturë alumini dhe ofron një kapacitet akomodimi prej 12 vizitorësh. 

Sipas autoritetit portual, kjo është një situatë normale që shërben për të rritur prespektivën e re të turizmit. 

2025-03-26 16:07:50