Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn
Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur në Presidencë, ku po zhvillon takim me kreun e shtetit, Bajram Begaj. Stramer ka ardhur në Shqipëri në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Shqipëri.
Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer është pritur me ceremoni nga kreu i shtetit shqiptar. Begaj ka pritur të parin Kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar që viziton Shqipërinë.
“Mirë se erdhe në Tiranë, Keir Starmer, i pari Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar që viziton Shqipërinë. Uroj dhe besoj që kjo vizitë do ta forcojë më shumë bashkëpunimin tonë drejt partneritetit strategjik”, -thotë Begaj në postimin e tij.
Kryeministri britanik do të zhvillojë një konferencë të përbashkët më pas me kryeministrin Edi Rama ku pritet të nënshkruhen dhe disa marrëveshje strategjike mes dy vendeve.
2025-05-15 11:56:33