Fotogaleri

La Sapienza nderon Ilaria Sulën, salla e universitetit më të madh në Romë merr emrin e studentes shqiptare! Të pranishëm edhe familja e viktimës

Universiteti më i madh i Romës, La Sapienza, në të cilin Ilaria Sula studionte për shkenca statistikore, ka zgjedhur të nderojë studenten shqiptare, e cila u vra me thikë nga ish i dashuri i saj me origjinë filipinase.

Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e universitetit, u vendos që një prej sallave të La Sapienzës të mbante emrin e 23-vjeçares shqiptare.

2025-04-15 10:49:26