Fotogaleri

Mbërrijnë të ftuarit e parë në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, ndër emrat e famshëm Kim Kardashian dhe Oprah Winfrey

Në Venecia kanë filluar mbërritjet për dasmën shumë të përfolur të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez , me Oprah Winfrey, anëtarë të familjes Kardashian dhe personazhe të tjerë të famshëm që ndodhen tashmë në Itali për festën e dasmës.

Kanë mbetur vetëm pak orë para se çifti të martohet, me përgatitjet në kulmin e tyre. Ndër të parët që mbërritën ishin Ivanka Trump , e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Jared Kushner dhe fëmijët e tyre, si dhe stilistja e modës Diane von Furstenberg me bashkëshortin e saj, biznesmenin Barry Diller, Tom Brady, Kris Jenner, Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Orlando Bloom dhe Domenico Dolce ishin gjithashtu të pranishëm në Venecia. Sipas mediave të huaja, ndër emrat në listën e të ftuarve që pritet të jenë në dasmë janë Mick Jagger, Leonardo DiCaprio  dhe Katy Perry. Të ftuar të tjerë thuhet se janë Robert Pattinson dhe Bill Gates .

Çifti u shfaq menjëherë pas kësaj. Themeluesi 61-vjeçar i Amazon dhe gruaja e tij 55-vjeçare zbarkuan me varkë në hotelin luksoz Aman, ku do të qëndrojnë gjatë festimeve tre-ditore të dasmës së tyre. Ata u çuan me taksi uji në skelën private të hotelit, ku u pritën nga rreth 50 nga miqtë dhe familjarët e tyre më të ngushtë.

2025-06-26 14:45:42