'Mbretërit' e kokainës në Evropë/ SPAK zbulon rrjetin me biznesmenë e kriminelë, trafikuan 6 ton drogë! 6 në pranga, mes tyre 'bosi' i 'Cincos', u kapën në Palasë
SPAK arreston 6 shqiptarë të cilët nga Dubai drejtonin trafikun e kokainës gjatë viteve 2020-2021, nga Kolumbia në Evropë dhe Britani. Mbi 6 ton kokainë e hashash iu sekuestrua grupit me vlerë 411 mln €. Mes të arrestuarve biznesmenët Klevis Hoxhosmani dhe Ermir Ndreaj. Akuzë për të penduarin Erion Alibej e Plaurent Dervishajn, sot rivalë, dje ortak në trafik. Sekuestrohen para, makina ora e jaht luksi. Ndreaj u prangos në një skaf luksoz në Palasë.