Ndarja nga jeta e sopranos Luiza Çako, Gonxhe: La pas një trashëgimi të vyer në artin shqiptar
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhe, ka reaguar për ndarjen nga jeta të sopranos së njohur shqiptare Luiza Papa (Çako).
Në një postim në Facebook, Gonxhe shkruan se Luiza Papa mbetet një nga figurat më të rëndësishme të skenës lirike shqiptare.
Ndërsa më tej, ministri thekson se zëri dhe interpretimi i Papës i dhanë madhështi artit tonë operistik, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare.