'Nga kanidatura per kanidat!'- 'Sëmuren' kandidatët e partive të vogla, 7 japin dorëheqjen në KQZ! Mësuesi i Agron Shehajt dorëzon dorëheqjen plot me gabime drejtëshkrimore
TIRANE - Shtatë kandidatë të partive të vogla kanë dorëzuar dorëheqjen në KQZ duke u tërhequr nga gara për zgjedhjet e 11 majit. Në dokumentin e tyre të dorëheqjes shkak kryesor kanë paraqitur arsye shëndetësore, ndërsa një kandidat i Partisë ‘Mundësia’ të Agron Shehajt nuk pranoi të ndërpriste punën e tij si mësues, gjatë periudhës zgjedhore.