Nisin ‘ethet’ e Kombëtares, Tirana vishet kuqezi para Serbisë! Shqipëri, koha për të shkruar historinë
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot (e shtunën) në orën 20:45 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare" të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Sfida për shumë tifozë e tejkalon anën sportive dhe në pah del historia e trazuar mes popujve.