Përmbytjet në Durrës, Prefekti për Report Tv: Shkak bllokimi i kanalave nga mbetjet urbane!
Reshjet e së mërkurës, javën e kaluar, lanë pas 440 banesa të dëmtuara dhe 31 banorë të evakuar në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme. Prefekti i Durrësit Emiljan Jani tha në intervistë për Report tv se zonat më të prekura janë Këneta, Katundi i Ri, Sukthi dhe Plazhi.