Prodhonin dhe shisnin kanabis, arrestohen dy vëllezërit në Fier! Momenti kur njëri prej tyre largohet me vrap në ara për t'i shpëtuar policisë
Dy vëllezër të cilët prodhonin dhe shisnin kanabis kanë rënë në prangat e policisë së Fierit.
Gjatë kontollit më shtëpinë e Kosta dhe Elton Shabanaj në fshatin Ngjeqar blutë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri automatikë, 3 krehra, 1 thikë, doza kanabisi, 200 fara kanabisi dhe 179 fidanë kanabisi të mbjellë në kubikë.
Operacioni për kapjen e tyre u kodua “Implicazione", ndërsa siç shihet nga pamjet e kapura me dron njëri prej vëllezërve, Elton Shabanaj, sapo ka hasur shërbimet e policisë ka tentuar të largohet me vrap nëpër ara - megjithatë i riu nuk ka mundur të arratiset pasi u kap menjëherë.
2025-06-05 10:01:47