Prush, dalin në pah disa eshtra dhe rrënoja varrezash! Specialistët: Po bëhen verifikime, zonë e pasur
Disa eshtra dhe rrënoja varrezash kanë dalë në pah fare rastësisht buzë kodrës, në afërsi të një rruge në fshatin Prush të Tiranës. Specialistët e fushës kanë filluar verifikimet, ndërkohë që në ditët në vijim mund të kemi më tepër të dhëna dhe nuk përjashtohet as mundësia e çeljes së gërmimeve arkeologjike.