Rama ndan foto nga zaptimi i hapësirave publike te ‘21 Dhjetori’: ‘Tokë e xanun’, hiqni barrikadat që u keni ngritur njerëzve!
Kryeministri Edi Rama bën edhe njëherë thirrjen për lirimin e hapësirave publike, duke paralajmëruar gjoba dhe ndjekje penale për zaptuesit. Ai ndau foto nga zona e “21 Dhjetorit” në Tiranë, duke e cilësuar situatën si një rast klasik “toke të xanun”.