Rama publikon pamjet nga Durrësi: Mbërrin kroçera luksoze me 463 turistë gjermanë!
Kroçera luksoze 'MV Deutschland' me 463 turistë, kryesisht gjermanë, ka mbërritur në Portin e Durrësit si pjesë e një turi kulturor në Mesdhe. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, vizitorët do të eksplorojnë atraksione historike si Durrësi, Kruja dhe Berati, ndërsa mbërritja e saj shënon një tjetër sukses për turizmin shqiptar.