Fotogaleri

RENEA, forcat Operacionale dhe FNSH operacion në Pogradec, sekuestrohen armë dhe drogë! Rrethohet edhe banesa e të kërkuarit Erjon Llapushi

Forca të shumta policie, RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar një operacion masiv në Pogradec Operacioni ka në qendër sekuestrimin e drogës, armëve e kapje të personave në kërkim.

Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetra kontrolle.

Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu  e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike.

RENEA ka rrethuar gjithashtu edhe banesën të kërkuarit  Erjon Llapushi, i cili akuzohet për vrasjen e një kamarieri në vitin 2021 në Elbasan.

Pas pëfundimit të operacionit raportohrt se Policia do ketë njoftim për mediat.

2025-01-17 08:29:29