Tifozat Kuq e Zi shajnë në kor Armand Dukën dhe braktisin stadiumin për 32 minuta! Manaj dopietë për 19 minuta, Shqipëri 2-0 Andorra
Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan sot kundër Andorrës nga ora 20:45, sfidë që zhvillohet në ‘Arenën Kombëtare’ në Tiranë dhe vlen për raundin e dytë të Grupit K kualifikues në Kupën e Botës 2026. Tifozat Kuq e Zi protestuan dhe shanë në kor kreun e FSHF-së, Armand Duka, teksa më pas braktisën ndeshjen për 32 minuta.