Trafikimi i vajzave për prostitucion nga Amerika Latine në Shqipëri, gjenden kode bitcoin në banesën e organizatorit! Mbi 1 mln euro të transferuara drejt Kolumbisë
Burime bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën në Kolumbi të Lucas Betancur dhe babait të tij, që konsiderohen si koka e këtij grupi kriminal, janë gjetur kode të Bitcoin, fatura të shumta të tranfertave të parave që dyshohet se vinin nga aktiviteti i prostitucionit.