U përmbyt rruga e bizneset, policia heton administratorin! KLSH kontroll në hidrocentralin e ish-deputet të PD, Vasil Gjika
Policia nisi hetimet për incidentin e djeshëm në hidrocentralin e Bunecit në Himarë, pasi për shkak të çarjes së basenit u përmbytën 12 biznese si dhe rruga nacionale. Në gjendje të lirë, për shkatërrim prone, po hetohet administratori i “Energo-Sas”, Vangjel Ngjelo. Ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit po auditon kompaninë në pronësi të biznesmenit dhe ish-deputit të PD-së, Vasil Gjika.