U vra në krye të detyrës, politika dhe drejtësia homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja!
Gjyqtari Kalaja u qëllua për vdekje dy ditë më parë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit gjatë kohës që po ushtronte detyrën. Një ngjarje e rëndë kjo jo vetëm për drejtësinë, por dhe për shtetin shqiptar, një skenë krimi që nxori në pah të metat madhore të sistemit ligjor si dhe të sigurisë në vend.