'Vetëm 8 prej tyre janë deportuar!' The Sun zbulon numrin e shqiptarëve të dënuar që presin të transferohen në Shqipëri
Plani i riatdhesimit parashikon që Britania e Madhe t’i paguajë Shqipërisë 4 milionë paund në vit për të rikthyer të burgosurit. Marrëveshja fillestare përfshinte 12 vrasës, 8 përdhunues dhe më shumë se 100 të tjerë të akuzuar për vepra droge dhe armë zjarri. Marrëveshja kursen rreth dy të tretat e kostos ditore prej 109 paundësh për t’i mbajtur të mbyllur në Britani, ndërsa një qeli kushton vetëm 32 paund në ditë në Shqipëri. 1273 shqiptarë ndodhen në burgjet britanike