Viti i ri akademik me konvikte të reja, kryeministri Rama poston fotot nga Qyteti i Studentit
Në nisje të vitit të ri akademik, kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga godinat e reja në Qytet Studenti ku do të akomodohen afro 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës.
Këto godina kanë rritur kapacitetin e studentëve të akomoduar me rreth 700 vende më shumë sesa në vitin e kaluar.
“MIRËMËNGJES
dhe nga Qyteti Studenti, ku me nisjen e vitit të ri akademik do të akomodohen afro 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës, rreth 700 më shumë se vitin e kaluar, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij në facebook.