Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
Deputeti Enkelejd Alibeaj, një prej themeluesve të ‘Djathtas 1912’ bën të qartë se me Berishën nuk ka bashkëpunim edhe në rast se atij i hiqet non grata. Alibeaj u bën thirrje partive të vogla që të bashkohen në një front në zgjedhjet e 2025, ndërsa kërkesën e PD për qeveri teknike e quan lojë, në kushtet kur sipas tij Berisha i shiti zgjedhjet Ramës me miratimin e Kodit të ri Zgjedhor.
29 Nëntor 2024, 18:47