Kaosi në Kuvend, brenda 8 tetorit del fatura e dëmeve! Bardhi, Noka, Hoti dhe Nallbati, 4 deputetët e PD që paguajnë më shumë! U mbahet nga rroga
Fatura përfshin dëme për pajisjet elektronike, mikrofonë, tapete, foltore dhe ekrane. Një pajisje votimi kushton 2 mijë euro. Nëse s’i paguajnë vullnetarisht, do u mbahen nga Kuvendi në pagën e ardhshme. Report TV dhe Shqiptarja.com mëson se Flamur Nokës i është mbajtur edhe më parë një faturë prej 70 mijë lekësh të rinj, për prishjen e një monitori në Kuvend.
2 Tetor 2024, 10:31