Politikë

Iu vodhën votat brenda partisë në Durrës, Kalaja padit KAS-in në Kolegj: Fshiu të dhënat, nuk hapi mbi 200 kuti për të cilat mori vendim! Mandatet mund të përmbysen

Kandidati i PD-ASHM për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, tha sot se po të rinumërohen të gjitha kutitë që s'u hapën qëllimisht nga KAS, duke fshirë të dhënat e vendimit që morën për 290 kuti dhe hapën vetëm 152 prej tyre, rezultati sjell ndryshim mandatesh brenda partisë. Kalaja: E ndaluan rinumërimin se u ngushtua ndjeshëm diferenca me Arjan Ndojën! Trendi mund të çojë në përmbysje, vjedhje me shumë vota nëpër kuti

11 Korrik, 14:19