1 në 8 të rinj me hipertension! Mjeku tregon shkaqet: Një këshillë, freskoni trupin para se të futeni në det të laheni, shmang infarktin

19 Qershor 2022, 14:00| Përditesimi: 19 Qershor 2022, 14:15

  • Share

TIRANË- Një në tetë individë të moshave 20-40 vjeç mund të vuajnë nga hipertensioni dhe meshkujt janë 3 herë më shumë më të prirur për t’u të prekur nga sëmundje.

Taulant Gishto, kardiolog në QSUT thotë se  rastet e shtuara ndikohen nga kequshqyerja, stresi, jeta sedentare, abuzimi me duhanin, lëndët narkotike dhe pasojat postcovid.

“Vitet e fundit, gjithmonë po u jepet një rëndësi hipertencionit në moshat e reja pasi kjo ka qenë një grupmoshë e anashkaluar më përpara. Pra më përpara konsiderohej që moshat e reja ishin imune ndaj hipertensionit. Gjithmonë e më shumë të rinjtë janë të prirur të bëjnë një jetë, ulur në zyrë, pa aktivitet fizik. Nga ana tjetër kjo moshë ka prirje për abuzime që do të thotë abuzojnë me lëndët narkotike, abuzojnë dhe me duhanin dhe dihet që duhan pirja rrit rezistencat periferike dhe mund të ketë prirje për hipertension, pra një duhanpirës është më i prirur për hipertension sepse duhani prek mikrovaskulaturën dhe normalisht jep predispozitë më të madhe. Stresi është një element që në këtë grupmoshë është i lartë, pasi është një grupmoshë e pa stabilizuar në pjesën më të madhe të rasteve, pra të papunë, pa arritur një objektiv në jetë .”- thaTaulant Gishto, kardiolog në QSUT

Mjeku rekomandon jo ekspozim të gjatë në diell dhe hidratim të trupit sidomos për grupet e riskuara meshkujt mbi 45 vjeç dhe femrat mbi 55 vjeç dhe ata të cilët vuajnë nga një sëmundje kardiovaskulare.

“Temperaturat e larta duhen evituar në mënyrë absolute, sidomos orari 11 i paradites me orën 5 të pasdites. Duhet të ketë shumë kujdes me dozat e metabllokantëve gjatë muajve të verës, pra është shumë e rëndësishme që këta individë përpara fillimit të sezonit veror të shkojnë për rregullim dozash te kardiologu që i ndjek.”- tha Taulant Gishto, kardiolog në QSUT

Ekspertët shëndetësor këshillojnë frekuentuesit e plazheve freskim të trupit të tyre në pjesën e shpatullave, krahëve dhe qafës përpara futjes në det për të parandaluar një infarkt të mundshëm akut apo aritmi të menjëhershme.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?