Kur ka kaluar më shumë se një orë nga ekzekutimi i 23 vjeçarit Gëzim Sinomati, rreth orës 23:20 është gjetur një automjet i djegur pranë stacionit të trenit në dalje të qytetit të Vlorës.
Policia bën me dije se ka dyshime që automjeti i djegur u përket autorëve të ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme.
Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.
Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.
Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç. Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira. Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli. Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët" informoi Policia e Vlorës përmes një informacioni të dytë.
Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.
Lajmi kryesor:
Vlorë, 23 vjeçari ekzekutohet në ballkonin e banesës, dyshohet se u qëllua me snajper! Sapo ishte kthyer nga Belgjika! Autorët djegin makinën (EMRI+ VIDEO)
B.V//ReportTv.al