-
Kalimi në kufirin greko-shqiptar po shoqërohet me vonesa të gjata, si në pikën e kalimit të Mavromatit, ashtu edhe në atë të Qafë Botës.
11 Gusht, 12:08 -
Nënprefekti i Vlorës: Ka vatër zjarri te Syri i Kaltër në Sarandë, rrezik i madh! Po vepron një helikopter, priten dhe 2 avionë nga Greqia
11 Gusht, 11:49Zjarri i Leshnicës në Finiq rrezikon të kalojë drejt Dropullit, duhen marrë masa.
-
Vlorë/ Rreth 4 mijë pasagjerë mbërritën dje dhe sot nga Brindisi
11 Gusht, 09:13 -
Emigrantët kthehen në atdhe, fluks në Portin e Durrësit/ Mbi 20 mijë udhëtarë brenda 3 ditëve! Në Vlorë bie numri i pasagjerëve krahasuar me vitin e kaluar
11 Gusht, 08:10Fundjava që lamë pas rezulton sërish e ngarkuar në portin e Durrësit përsa i përket fluksit të hyrjeve daljeve në këtë pikë kufitare. Tragetet operuan me lundrime dyfishe. Në Vlorë shifrat mbeten më të ulta se një vit më parë
-
Vlorë/ Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti tre katësh pa leje, iu vendos 32 kg lëndë plasëse! Rama: Do shkruajmë kapitullin e fundit të kësaj beteje (VIDEO)
11 Gusht, 07:18Objekti u shemb rreth orës 07:30 me shpërthim të kontrolluar. Kryeministri Rama, i cili e denoncoi pak ditë më parë, reagoi ndërsa tha se do ta çojnë deri në fund betejën me ndërtimet pa leje apo me shkelje të lejes.
-
Rama e bëri ‘shembull’ si shkelës të madh, nesër në mëngjes IKMT shemb me 32 kg tritol objektin trekatësh pa leje pranë aksit Vlorë–Orikum
10 Gusht, 22:35Mëngjesin e ditës së nesërme, në orën 07:30, IKMT ka planifikuar shembjen me shpërthim të kontrolluar të një objekti trekatësh beton-arme, pa leje, pranë aksit rrugor Vlorë–Orikum. Për këtë operacion është planifikuar vendosja e 32 kilogramëve lëndë plasëse. ndërkohë, për arsye sigurie qarkullimi do të bllokohet përkohësisht në këtë aks si dhe energjia do ndërpritet për 15 minuta.
-
Vlorë/ Gjendet një makinë e djegur pa targa në rrugën Kuç pranë urës së Laskut (VIDEO)
10 Gusht, 21:43Një automjet është gjetur i djegur në rrugën e Kuçit, pranë urës së Laskut. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa pranë automjetit nuk është konstatuar asnjë person.
-
25 vite nga vdekja e tij, Vlora shpall ‘Qytetar Nderi’ Episkopin e Apollonisë, Kozma Qirio! Në vitin 1974 pagëzoi Kryepiskopin Joan në bodrumin e shtëpisë
10 Gusht, 18:25Një moment tepër emocionues ishte kur Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë Imzot Joani vizitoi shtëpinë e Hirësi Kozmait si edhe bodrumin e kësaj shtëpie në fshatin Bestrovë ku ai u pagëzua prej Hirësi Kozmait në vitin 1974.
-
Veri Jug 'zbret' në Radhimë të Vlorës/ Rrëfimi i Kapedan Baçit, mjeshtrit të peshkimit
10 Gusht, 13:40Kapedan Baçi, ose peshkatari vjetër Sherif Dyrmishaj, vjen në Veri Jug me rrëfime mbi detin, mbi Orikun 2002 si organizatë prej 20 peshkatarësh në Radhimën e bukur buzë detit Jon.
-
Nga parakalimet e gabuara te drejtimi nën efektin e alkoolit, Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 4 mijë gjoba gjatë 10 ditëve! 18 të arrestuar dhe nën hetim
10 Gusht, 13:39Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin e 10 ditëve të para të gushtit. 18 shoferë janë arrestuar ose ndodhen nën hetim për shkelje të ndryshme.
-
Himarë/ Shiste kokainë dhe kanabis në zonën turistike të Livadhit, pranga 28-vjeçarit
10 Gusht, 12:46Një 28-vjeçar i cili shiste kokainë dhe kanabis në zonën turistike të Livadhit ka rënë në prangat e policisë. Kryesisht 28-vjeçari dozat e lëndës narkotike ua shiste pushuesve dhe turistëve të huaj.
-
Ceremonia e daljes në pension të Kryekomisarit Zarka në Vlorë, Proda: Nuk ka ndërtuar vetëm një karrierë, por një trashëgimi vlerash
10 Gusht, 12:15Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë u zhvillua ceremonia e daljes në pension të Kryekomisar Janaq Zarka, një prej figurave më të respektuara dhe me kontribute të çmuara në strukturat e Policisë së Shtetit.
-
14 zjarre aktive në vend/ Kritike situata në Poliçan, evakuohen të moshuarit në azil dhe 6 familje në Plirëz! Në ndihmë 1 avion nga Kroacia! Mbërrijnë 2 helikopterë nga Sllovakia e Çekia
10 Gusht, 07:31Zjarri në Poliçan nisi për të dytën herë brenda pak ditësh në të njëjtën zonë, në kodrat përreth Uzinës së Armëve. Flakët u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta. Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të bashkive Poliçan, Berat, Skrapar, Lushnje, Patos dhe Roskovec, të ndihmuara nga 60 trupa të Forcave të Armatosura dhe mbështetje nga ajri.
-
Himarë/ Ngecën mes shkëmbinjve të thepisur te plazhi i 'Akuariumit’, shpëtohen 3 turistët e huaj! (VIDEO)
9 Gusht, 22:38Forcat ndërhynë menjëherë dhe pas kërkimeve në terren, u bë e mundur lokalizimi i tre turistëve të huaj, të cilët u nxorën prej shkëmbinjve ku kishin mbetur të bllokuar
-
VIDEO-LAJM/ Perëndim dhe flamingo, panorama magjepëse nga laguna e Nartës! 280 fole të zbuluara dhe një ‘det’ me 5 mijë zogj ‘pink’
9 Gusht, 20:49Laguna e Nartës në Vlorë është një nga më magjepëset veçanërisht në sezonin e flamingove. Pamjet magjike vijnë në një moment ku kombinohen edhe ngjyrat mes zogjve ‘pink’ dhe një perëndimi të kuq poetik.
-
‘Për ata që kanë merakun e gabuar!’ Rama ndan pamje nga shembjet e ndërtimeve pa leje: Pako me masa për ata që shkelin ligjin dhe për ata që mbyllin sytë para shkelësve (VIDEO)
9 Gusht, 18:38Në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike dhe shembjes së ndërtimeve pa leje, kreu i qeverisë ndau sot në Facebook pamje nga operacioni i IKMT në Vlorë për shembjen e ndërtimeve pa leje, ku e shoqëron edhe me një sqarim “për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkoheshin shkelësit e mëdhenj”
-
Vlorë/ Veliera u bllokua në grykëderdhjen e Semanit prej mbrëmjes së djeshme, Policia shpëton 2 turistët gjermanë! Po vinin nga Korfuzi, ngecën në breg (VIDEO)
9 Gusht, 17:01Policia Kufitare e Vlorës u vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë, veliera e të cilëve kishte mbetur e bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman. Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zonë
-
Lufta me flakët në Livinë të Finiqit, Report Tv ndjek operacionin e evakuimit të të moshuarve
9 Gusht, 13:41Në Livinë të Finiqit, zjarri i madh detyroi evakuimin e banorëve paraditen e sotme. Ndërsa rreth mesditës situata u përmirësua. Aktualisht nuk ka rrezik për banesat.