Fermerët zones së lumit të Vlorës po përballen me humbje të mëdha, pasi produktet bujqësore kane mbetur stok. Tomor Haxhiraj, 75 vjeç ka mbjellë 5 dynym me domate bio dhe s’ka arritur te shese as gjysmen e prodhimit me 70 lek per kg. Situata është e njëjtë edhe me kultivuesit e bostanit, kastravecit dhe perimeve të tjera, ku prodhimi perfundon ne kanale.
"Kam mbjelle 5.000 rrënjë domate, prodhimi është bio, por nuk po më shitet. Po dal si lypsar rrugëve se nuk kam përkrahje. Me 70 lekë për kilogram me shumicë, nuk e marrin”,- shprehet fermeri.
Fermerët ankohen për koston e lartë të inputeve, mungesën e mbështetjes dhe pamundësinë për të gjetur tregje.
“Çmimet janë të larta, plehrat e shtrenjta, nafta gjithashtu. Kam traktorin, tokën, por nuk dal dot me fitim. Nuk na ndihmoi shteti fare",- thotë fermeri Ali Gjoka.
Por për zv/ministrin e Bujqësisë, Dhimitër Kote, përgjegjësia i takon vetë fermerëve, të cilët sipas tij nuk arrijnë të jenë konkurrues në tregje dhe nuk orientohen drejt kërkesës së konsumatorit.
"Fermeri e ka kuptuar tani që siç di mirë të punojë tokën, tani ka filluar të punojë edhe kokën! Unë që jam dhe vete fermer, ndaj e them se duhet te punojmë mirë kokën që të ecim me shkencën dhe të bëjmë veprime të zgjuara. Problemi është që fermeri të orientohet drejt për të mbjellë kulturën e duhur dhe gjënë e duhur për atë që kërkon tregu, mos të bëjë lodhje kot",- deklaron Kote.
Problemi qëndron për shitjen. Kjo është kërkesë ofertë! Prandaj ne duhet t'i përshtatemi kërkesë ofertës së tregut.
Report tv ka ndjekur në vazhdimësi problematikat e bujqësisë, ku fermerët si ne Vlore, ashtu dhe ne Fier, Lushnje e Maliq ankohen për mungesë tregu. Kjo vjen dhe si pasojë e kthimit të ngarkesave nga eksporti për shkak të sasisë së lartë të pesticideve.
Komente

Zv.ministri flet që fermerët të orjentohen por ministrua çfar pune ka.....ministria duhet ti orjentoi tu thotë ju mbillni domate,tjetri kastraveca e me radhë sepse tani tregu ka nevojë pë misër ndër kohe që fshatarët mbjellin qepë e patate dhe i hedhin në kanal.
Përgjigju