Sarandë - Një sherr mes të rinjve ‘alarmoi’ sot policinë e Sarandës.
Sipas informacioneve paraprake në Komisariat u denoncua se një 19-vjeçar, Françesko Mani ishte rrëmbyer nga disa persona në Qafë Gjashtë.
Por pas disa hetimeve të kryera ky kallëzim u rrëzua poshtë.
Policia ka shoqëruar në Komisariat autorët e përfshirë në sherr për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia e Sarandës sqaroi se 19-vjeçari është në gjendje të mirë dhe po sqaron në ambientet e komisariatit mosmarrëveshjen që kishte me në person tjetër.
Njoftimi i Policisë së Sarandës:
Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se:
Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas.
Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në të.
Komente
