Një farmacist është marrë nën hetim nga policia në Delvinë, pasi akuzohet se ka dhunuar një mjek.
Policia bën me bije se 24-vjeçari me profesion farmacist, për shkak të detyrës, ka goditur me pëllëmbë në fytyrë mjekun 68-vjeçar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 24 vjeç, me profesion farmacist, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me pëllëmbë në fytyrë shtetasin Th. Ç., 68 vjeç, me profesion mjek.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
