Kronikë

Kishte ndërtuar pa leje, pamjet e aksionit të shembjes së ndërtesës së kreut të AMP në Ksamil! Rasti u bë publik një ditë më parë nga Rama (VIDEO)

16 Shtator, 13:55| Përditesimi: 16 Shtator, 14:02

  • Share

 

Këto janë pamjet e aksionit për prishjen e ndërtesës së ndërtuar pa leje në Ksamil nga kreu i AMP-së Vlorë-Gjirokastër, Glodian Ahmetaj. Aksioni për shembjen e ndërtesës është zhvilluar në gusht.

Emri i Ahmetajt doli në skenë pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama të bërë një ditë më parë ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Tiranë, Marko Boshku, të cilin e akuzonte se kishte marrë vendimin për rikthimin në detyrë të zyrtarit të AMP-së pasi ai ishte pezulluar për këtë ndërtim pa leje.

Sipas kryeministrit, Ahmetaj jo vetëm që kishte marrë pjesë në këtë ndërtim pa leje, por edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, duke gënjyer se ishte bërë në vitin 2018.


Lajmi kryesor:

Rama e kritikoi, Report TV zbardh vendimin e gjyqtarit që riktheu në detyrë kreun e AMP Vlorë: Pas pezullimit, u përjashtua nga vetingu! Iu cenuan të drejtat


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?