Kronikë

Automjet del nga rruga në Peshkpi–Kot, dy persona përfundojnë në spital (VIDEO)

24 Shtator, 21:40| Përditesimi: 24 Shtator, 21:45

  • Share

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së merkurës në aksin rrugor Peshkpi–Kot. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 kur një automjet tip Volkswagen, me targa AB541TT, doli nga rruga dhe përfundoi duke goditur një shtyllë të tensionit.

Sipas të dhënave paraprake, në mjet udhëtonin dy shtetas, të cilët u transportuan me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet policore, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?