Spitali i Vlorës

Kronikë

Sherr me kaçavida mes dy personave në Vlorë, plagoset 35-vjeçari! Shpallet në kërkim autori (EMRAT)

26 Shtator, 10:38| Përditesimi: 26 Shtator, 10:50

  • Share

Një konflikt mes dy personave në lagjen ’29 Nëntori’ në Vlorë, ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta.

Konflikti ka ndodhur mes Edison Gogës 35 vjeç dhe Besmir Brahimi 40 vjeç. Ky i fundit gjatë sherrit ka nxjerrë një kaçavidë dhe ka qëlluar në krah 35-vjeçarin. 

Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa Edison Goga pas mjekimit, ka shkruar në polici ku ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen ku dhe ka depozituar kallëzim penal për autorin, i cili është shpallur në kërkim.

 

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?