Një 37-vjeçar në Vlorë është vetëplagosur me armë ditën e sotme, teksa pas ngjarjes shkoi i vetëm në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ai është Skerdi Mehmetaj, i cili përdor edhe mbiemrin tjetër Piperi.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “10 Korriku”.
Nga verifikimet e policisë, rezulton se 37-vjeçari ishte vetëplagosur me një pistoletë dhe më pas armën e kishte hedhur brenda një automjet Audi Q5 ngjyrë e bardhë me targa AB461JK.
Xhami i parë i makinës ka thyerje dhe kjo tregon se i plagosuri e hodhi pistoletën brenda mjetit.
Arma tip pistoletë është sekuestruar tashmë nga policia, ndërkohë që uniformat blu vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar tërësisht ngjarjen.
(Pistoleta e 37-vjeçarit e hedhur brenda makinës)
Njoftimi i Policisë së Vlorës:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, lidhur me shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, i cili mbërriti sot në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri, nga verifikimet e shpejta hetimore dyshohet se 37-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “10 Korriku”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe arma e zjarrit (pistoletë), e cila dyshohet se është hedhur nga shtetasi S. M, brenda një automjeti, pas ngjarjes.
Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Komente
