Kronikë

Ndërtesa në Vlorë përfshihet nga flakët, mjetet e parkuara vështirësojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

19 Shtator, 11:01| Përditesimi: 19 Shtator, 12:03

  • Share

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, në një objekt në lagjen “28 Nëntori” të Vlorës. Sipas pamjeve të siguruara, ndërhyrja e zjarrfikësve u bë e vështirë për shkak se rruga ishte e bllokuar nga automjete të parkuara.

Megjithatë zjarrfikësit arritën të vendosin zjarrin nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij në ndërtesat përreth. Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar.

Jashtë kamerave, efektivët e zjarrfikëses shprehën shqetësimin se kjo nuk është një situatë e pazakontë.

“Është një problem i përhershëm në rrugët e ngushta të qytetit, sidomos në zona ku ka banesa të braktisura dhe parkim pa kriter,” thanë ata, duke theksuar se shpesh humbet kohë e çmuar në situata emergjente.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes me vendparkimin e automjeteve, në mënyrë që të mos bllokojnë mjetet e emergjencës, të cilat në raste të tilla mund të bëjnë diferencën mes shpëtimit dhe humbjes.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?