Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka nisur një aksion të gjerë prishjesh në qytet. Ky operacion është pjesë e fushatës kombëtare për lirimin e hapësirave publike, një aksion i njohur tashmë që po zbatohet në të gjithë vendin.
Veprimet e para të prishjeve kanë nisur në lagjen nr. 4, zona Kodër, ku janë hequr rrethimet përreth disa pallateve. Banorët dhe pronarët e këtyre hapësirave ishin paralajmëruar më herët për të kryer heqjen vullnetarisht. Pas mbarimit të afatit të caktuar, autoritetet ndërhynë sot me forca dhe mjete teknike për ekzekutimin e vendimit.
Ky aksion pritet të shtrihet edhe në zona të tjera të qytetit, duke synuar jo vetëm lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme, por edhe rikthimin e funksionalitetit të tyre për komunitetin.
Komente
